Koeman s’pajtohet me VAR-in: Pse gjithmonë kundër Barcelonës?

I gjithë shtypi katalan, por edhe trajneri Roland Koeman, shpërthyen ndaj sistemit VAR, pas humbjes së Barcelonës në “El Clasico”. Holandezi theksoi se tërheqja e Lenglet ndaj Ramosit nuk ishte penallti dhe se VAR-i po përdoret vetëm kundër Barcelonës.

Marketing

Çfarë kërkonit të arrinit me formacionin që hodhët në fushë?

Plani ishte që të kishim kontrollin e lojës. Ne ndryshuam pozicionin e Leos (Messit) dhe u përpoqëm të gjenim thellësinë dhe të kishim lojtarë në krah që kishin kontrollin e topit. Mendoj se kemi luajtur mirë.

Pse u vonuat shumë me ndërrimet, pas penalltisë?

Së pari, e lashë ekipin të merrte veten, pastaj kërkova më shumë shpejtësi me Ousmane Dembelenë dhe Trincaon. E dinim që ishte e rrezikshme, por po humbnim. Nuk më intereson shumë nëse humb 1-2 apo 1-3.

Çfarë i thatë gjyqtarit në fund?

E pyeta pse e dha penalltinë, doja mendimin e tij. Më tha që ishte penallti. Pra, nuk jemi dakord, për mua nuk është penallti. U thashë se shpresoj që një ditë ata të mund ta shpjegojnë çështjen e VAR-it. VAR-i është përdorur vetëm kundër Barçës. As në penalltinë e padhënë ndaj Messit … Pyetja ime është: pse VAR-i përdoret vetëm kundër Barçës.

A është VAR-i një shpikje e keqe?

VAR-i mund të jetë shumë i mirë, por duhet të ruhet i njëjti standard me të gjitha ekipet.

A keni folur me Lenglet?

Është faull i Ramosit ndaj Lenglet. Ai e kapi atë për fanellë, por nëse të tërheq duhet të rrezohesh përpara, jo pas. Nuk është penallti. Ishte momenti përcaktues i ndeshjes.

Marketing