Ballina Lajme Maqedoni Koha nuk shëron dhimbjen për Elifin, edhe pas dy viteve asnjë shenjë

Koha nuk shëron dhimbjen për Elifin, edhe pas dy viteve asnjë shenjë

Plagën nuk po ia shëron koha. Kanë kaluar dy vjet nga vërshimet e vitit 2016 në Hasanbeg të Shkupit, por familja Fejzullahu atë ditë e kujton si sot dhe nuk po mund t’i mbajë dot lotët. IsufFejzullahu, humbi djalin e tij Furkanin, dhe mbesën Elifen16 muajshe. Ende është e flaktë dëshira e Isufit për të gjetur trupin e mbesës, e cila nuk u gjet sot e kësaj dite.

Marketing

“Sot i bënë dy vjet, për Furkanin prej atëherë kur e varrosëm, mu rehatua shpirti, por sot e atë ditë veç për Elifin. Ta kisha gjetElifin edhe më…asgjë, s’mund të flasë. Elifi ka qenë një fëmijë i veçantë,janë edhe dy fëmijë tjerë, por Elifi ka qenë fëmijë i veçantë, llafazane, 16 muaj ka pas mundohej të flas, dhe qeshte“ deklaroi Isuf Fejzullahi.

Furkani bashkë me gruan dhe Elifin, ditën e vërshimeve ishin nisur për ngushllime tek disa familjarë.

Deri sa po ktheheshin në shtëpi shiu i rëmbyeshëm kaploi edhe veturën e tyre. Xhemuli, vëllai i Furkanit, tregon bisedën e fundit me vëllain e tij në viber.

“Kemi qen në kontakt prej se kur filloi moti i keq, ai shkoi për të pa në Butel bashkë me gruan dhe Elifin vajzën e tij. Kontaktonim, ose përmes viberit, ose përmes mesazheve, ndonjëherë nuk kishte edhe sinjale. Vëllai im ka pasur edhe disa shpezë që është kujdesur, prej atje më shkroi që të kujdesem për zogjtë e vegjël dhe pulat” deklaroi Xhemul Fejzullahu.

Nga vërshimet në rrethinën e Shkupit 2 vjet më parë humbën jetën 22 persona dhe mbi 5 mijë shtëpi u dëmtuan dhe u bënë të pabanueshme.

Marketing
Exit mobile version