Koivd 19 Shqipëri/ 901 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

Një tjetër rekord infeksionesh nga Covid 19 është regjistruar në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 3864 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 901 qytetarë. Ndërkohë 11 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, duke ndërruar jetë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 57 raste në Durrës, 48 raste në Vlorë, 44 raste në Shkodër, 42 raste në Elbasan dhe Sarandë, 40 raste në Lezhë, 29 raste në Lushnje, 28 raste në Kavajë, 25 raste në Krujë, 20 raste në Fier, 18 raste në Gjirokastër, 17 raste në Mat, 16 raste në Kukës, 15 raste në Korçë, 14 raste në Kurbin, 13 raste në Berat, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Tepelenë, 9 raste në Dibër dhe Gramsh, 8 raste në Pogradec, Divjakë, Kuçovë, Patos, 6 raste në Mallakastër, Kamëz, Skrapar, 5 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Bulqizë, 4 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 3 raste në Devoll, Mirditë, Roskovec, Shijak, Cërrik, Poliçan, 2 raste në Belsh, Himarë, Kolonjë, Klos, Vorë, 1 rast në Has, Memaliaj,Maliq. Në 24 orët e fundit janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,927 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Bulqizë, 1 qytetar nga Cërrik, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 48-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. COVID-19 – Statistika (30 Janar 2021) Raste të reja ditore 901 Të shëruar në 24 orë 507 Të shtruar në spitale 287 Humbje jete në 24 orë 11 Testime ditore 3864 Testime totale 355,349 Raste pozitive 77,251 Raste të shëruara 46,927 Raste Aktive 28,955 Humbje jete 1369 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 16647 Fier 2225 Durrës 1604 Shkodër 1424 Elbasan 1394 Vlorë 1303 Lezhë 1035 Korçë 913 Berat 909 Gjirokastër 595 Dibër 447 Kukës 459

Marketing
Marketing