Koka-kola speciale me rastin e Ramazanit

Dega norvegjeze e Koka-Kolës e prezantoi pijen e vet speciale për muajin e shenjtë të Ramazanit, duke ia shtuar gjysmëhënën logos në shishet e veta, që ndodhë për herë të parë në traditën shumëvjeçare të konglomeratit internacional.

Marketing

Koka-Kola në Norvegji është e njohur për etiketat e veta me rastin e festave krishtere, kështu që këtë vit, kumtuan nga kompania, dëshirojnë ta festojnë edhe Ramazanin me myslimanët në këtë vend skandinav.

Ky hap, megjithatë, shkaktoi reagime të ashpra në internet.
“Në vendet myslimane, ne kemi histori të gjatë të shënimit të Ramazanit, njejtë siç në këtë vend kemi fushatë tradicionale krishtere. Tani dëshirojmë për herë të parë në Norvegji ta festojmë Ramazanin me myslimanët norvegjezë”, tha Johana Kosanoviq, menaxhere marketingu e Koka-Kolës në Norvegji.
Me atë, siç shton ajo, kompania dëshiron ta tregojë angazhimin e vet në respektimin e dallimeve në shoqëri.

Marketing