22:25 | 21 Maj 2021
22:25 | 21 Maj 2021
Benjamin Kololli ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit të Superligës zvicerane.
Zurichu triumfoi ndaj Vaduz në kuadër të xhiros së 36-të të Superligës zvicerane, transmeton lajmi.net.
Skuadra e Kolollit arriti fitore me rezultatin 4-1 ku kosovari arriti të shënojë një gol në këtë takim.
Kololli luajti si mesfushor i majtë ku ishte njëri nga lojtarët me notën më të lartë në këtë takim.
28 vjeçari shënoi gol në min 70’ për ti dhënë avantazhin skuadrës së tij./Lajmi.net/