Kolona të gjata në kufi me Greqinë, pritje deri në gjysmë ore

Lëvizja në komunikacion në vendkalimin kufitar “Bogorodica” mëngjesin e sotëm është rritur si rezultat i vikendit të vazhduar përshkak festës së Pashkëve. Për momentin për dalje nga vendi pritet madje deri më 30 minuta.

Marketing

“Për momentin ka trafik të ngjeshur me vetura dhe autobusë, veçanërisht  në dalje të vendit ku koncentrimi i komunikacionit është më i lartë, ndërsa mbajtja e udhëtarëve përshkak procedurave të domosdoshme policore dhe doganore nuk është më e gjatë se 25 minuta”, thonë nga shërbimet kufitare.

Të gjitha kapacitetet e vendkalimit kufitar janë vënë në funksion, ndërsa koha e pritjes, siç thonë, varet nga vala momentale e komunikacionit.