Kolumbia demolon Poloninë

Në një ndeshje tejet të rëndësishme për kalimin në fazën tjetër të kampionatit botëror, Kolumbia po mposht Poloninë me rezultat 3-0.

Marketing

Pasi të dyja ekipet kishin humbur ndeshjet e para, ishte jetike që sonte të arrihej fitore.

Kolumbianët qysh nga fillimi i ndeshjes u treguan më të rrezikshëm dhe arritën të shënonin golin e parë në minutën e 40 përmes Yarry Mina.

Avantazhin e dyfishoi Radamel Falcao në minutën e 70.
Vetëm pesë minuta më vonë kolumbianët shënuan edhe golin e tretë përmes Juan Cuadrado.

Marketing