Komandanti i Stacionit policor -Bit Pazar, Dugagjin Kashtanjeva dhe kryetari i ri i Esnafit të Çarshisë së Vjetër, Bujar Dullovi realizuan takim me kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Komandanti i Stacionit të Policisë-Bit Pazar, Dugagjin Kashtanjeva dhe kryetari i ri i Esnafit të Çarshisë së Vjetër, Bujar Dullovi qëndruan sot për vizitë në Komunën e Çairit me ç’rast realizuan një takim mjaft të frytshëm me kryetarin Visar Ganiun.

Marketing

“Çarshia e Vjetër, esnafët e saj, krijimi i kushteve sa më të mira ishte në fokusin e bisedës. Ndërsa u zotuam se bashkërisht do të bëjmë shumë më shumë për xhevahirin tonë të çmuar, zemrën e Çairit-Çarshinë e Vjetër të Shkupit”, ka deklaruar kryetari i Çairit, Visar Ganiu pas takimit.

Marketing