Capital T do ta realizojë këngën zyrtare të Shqipërisë për në “Euro 2024”, titullohet “Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të paraqitet me këng zyrtare në Kampionatin Evropian, i cili zhvillohet nga muaji qershor në Gjermani.

Marketing

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me artistin kosovar, Capital T, shkruan IndeksOnline.

Kënga pritet të publikohet me datën 30 maj.

”FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.
Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.
Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!
STAY TUNED, datë 30 maj”, thuhet në njoftim.