Ukraina do të zhvillojë ndeshjen e parë që pas pushtimit të vendit nga Rusia.
Agresioni rus ndaj Ukrainës ka ndikuar edhe në botën e sportit.
Pas fillimit të pushtimit në fund të muajit shkurt nga Rusia drejt Ukrainës, ishin ndërprerë të gjitha aktivitetet sportive në vend.
Në muajin mars ishte paraparë që Ukraina të zhvillojë ndeshjen e play-offit për të kërkuar një vend në Kupën e Botës, por ndeshja është shtyrë.
E rikthimin në fushë ukrainasit do ta bëjnë gjatë muajit maj me kundërshtar ekipin gjerman.
Kombëtarja ukrainase do të luajë një ndeshje miqësore në Gjermani përpara ndeshjes së play-off të Kupës së Botës kundër Skocisë, transmeton lajmi.net.
Borussia Monchengladbach do të presë Ukrainën më 11 maj, e të gjitha të përfitimet financiare nga ajo lojë do të shkojnë për bamirësi për popullin ukrainas.
Ndeshja e fundit që kombëtarja e Ukrainës kishte zhvilluar është ajo ndaj Bosnje-Hercegovinës në nëntor, e cila i siguroi vendin në play- off të Kupës së Botës.