Komemoracion për Ditën e gjenocidit ndaj romëve në Luftën e Dytë Botërore

Në Qendrën memoriale të holokaustit të hebrenjve në Republikën e Maqedonisë sot do të mbahet komemoracion me rastin e Ditës së gjenocidit ndaj romëve nga Lufta e Dytë Botërore, e cila do të shënohet më 2 gusht.

Marketing

Ngjarjen për përkujtimin e viktimave nga gjenocidi e organizojnë ministri pa resor, Muzafer Bajram, i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në vend, shoqatës së qytetarëve “Romaverzitas” dhe Qendrës rinore rome nga Kumanova.

Dita e gjenocidit ndaj romëve në Luftën e Dytë Botërore shënohet në pajtim me Rezolutën të cilën Parlamenti evropian e miratoi më 15 prill të vitit 2015.

Dita evropiane e gjenocidit ndaj romëve shënohet më 2 gusht – datë në të cilën në vitin 1944 në dhoma gazi u vranë 2.897 romë dhe sintë në të ashtuquajturin kampi i romëve në Aushvic – Birkenau në Poloninë e okupuar. Në kampet e vdekjes në mbarë Evropën gjatë Luftës së Dytë Botërore konsiderohet se janë vrarë rreth gjysmë milioni romë.