Komisioni Hetimor mban mbledhje për shkarkimin e Ilir Metës, Presidenti ia merr valles

Ndërkohë që vijon mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, presidenti është shfaqur sot duke kërcyer valle me përfaqësues të minoriteteve.

Në këto pamje shfaqet kreu i shtetit në momente të gëzueshme me pjesëtarë të pakicave duke kërcyer këngë të tyre tradicionale.

Aktiviteti është pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit që u mbajt sot në 11:30 në Institucionin e Presidencës.

Marketing

Në këtë aktivitet më herët presidenti Ilir Meta mbajti edhe një fjali përshëndetëse.

Marketing