Ballina Aktuale Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos për regjim kufitar me Serbinë...

Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos për regjim kufitar me Serbinë dhe Kosovën

Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e sotëm do të bisedojë për vendosjen e sërishme eventuale të regjimit të kufirit me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare me këto vende, duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në fqinjësi.

Marketing

“Komisioni për Sëmundje Infektive në mënyrë aktive e ndjek situatën epidemiologjike me koronavirusin në rajon dhe vendet fqinje dhe është e mundur kthimi i masave në drejtim të parandalimit të rreziqeve potenciale për shëndetin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se vendimi për mbylljen eventuale të kufijve nuk do të jetë politik, pasi kriteri kryesor është pasqyra epidemiologjike.

“Në çështjen e hapjes ose mbylljes së kufijve nuk ka politikë, kriteri kryesor është pasqyra epidemiologjike. Kriter kryesor për BE-në është afër ose nën 20 raste të reja të KOVID-19 të regjistruara në 14 ditët e fundit për 100.000 banorë”, deklaroi ministri Nikolla Dimitrov.

Çelësi për këtë, tha Dimitrov, është se sa më shumë t’i përmbahemi masave – mbajta e maskës dhe mbajtja e distancës, aq më e mirë do të jetë pasqyra epidemiologjike dhe sa më shpejt të hapen të gjithë kufijtë tanë.

I pyetur nëse do të marrim masa reciproke duke i hapur ose mbyllur kufijtë, Dimitrov, tha se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Shtabi i krizave i qeverisë e monitorojnë situatën në të gjitha vendet në baza ditore dhe do të marrin vendime bazuar në rekomandimet e epidemiologëve.

Sipas të dhënave më të fundit, në Serbi në 24 orët e fundit, janë regjistruar 359 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë persona kanë vdekur. Janë testuar 9.013 persona dhe 81 pacientë janë në respirator. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave u ngrit në 287 dhe numri i rasteve aktive u rrit në 1.996.

Situata në Beograd është më problematikja sepse 82.5 për qind e të gjithë personave të infektuar janë regjistruar në kryeqytetin serb.

Exit mobile version