Komisioni për sëmundje infektive sot diskuton për masa të reja kundër Covid-19

Oda e Pavarur e Hotelierisë ka dorëzuar kërkesë zyrtare deri tek Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për pjesëmarrje të gastronomëve në takimin e së hënës, që do të mbahet lidhur me paralajmërimin për mbyllje të plotësishme ose masa restriktive për punën e objekteve hotelierike.

Marketing

Në letër thuhet se kërkesë e tyre gjithashtu është që masat që do të kërkohen nga Komisioni, para se të dorëzohen në Qeveri për miratim, Oda të mund të japë vlerësimet e saja.

Komisioni për sëmundje ngjitëse sot do të diskutojë për vendosjen e masave restriktive. Nuk dihet nëse do të vendoset për mbylljen e lokaleve hotelierike në prag të festive të fundvitit, apo për masa të tjera. Paralajmërimet janë që të ketë lockdown të plotësishëm për periudhën 30 dhjetor deri në 8 janar.

Marketing