Komisionit të BE për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Lëvizja Besa përshëndet raportin e Komisionit Evropian rreth rekomandimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkim Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Shpresojmë që ky rekomandim, kësaj radhe të hasë në mirëkuptim më të gjerë nga gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, me ç’rast do jepet një sinjal shumë i fuqishëm për zhvillimin e Ballkanit perëndimor si dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Marketing

Poashtu, në raportin e Komisionit Evropian janë notuar edhe disa probleme me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut sidomos në sistemin gjyqësor, gjë që nga ana e Qeverisë duhet të merret me seriozitet shumë të madh dhe të fillohet me një qasje inkluzive për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me de-politizimin e gjyqësorit, rritjen e profesionalizmit dhe sundimin e të drejtës.

Atë që ka deklaruar Lëvizja Besa në vazhdimësi se në Maqedoninë e Veriut duhet një proces gjithëpërfshirës i seleksionimit të kuadrove profesionale si në gjyqësor, administratën publike dhe në trupat rregullues, është notuar edhe në raportin e Komisionit Evropian, prandaj apelojmë deri te Qeveria, si përgjegjësi kryesor për të ecur këtë proces, që të ketë qasje inkluzive dhe të përfshijë opozitën, sidomos atë shqiptare në procesin e reformave për të krijuar një sistem të besueshëm, transparent dhe kredibël i cili do ishte opsioni i vetëm i sigurt për anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Qendra për komunikime me media – Lëvizja Besa

Marketing