Kompania e Angjushevit fiton tender shtetërorë

Kompania Brako nga Velesi ku bashkë-pronar është zv.kryeministri Koço Angjushev fitoi tender nga shteti. Për pothuajse 37 mijë euro kompania duhet të distribuojë rrjet për mbrojtjen nga shembjet në rrugë, për NP Rrugët e Maqedonisë.

Marketing

Marrëveshja është lidhur më 9 korrik të muajit të kaluar. Në tenderin e shpallur nga ndërmarrja që kujdeset për rrugët në vend janë paraqitur tre kompani. Megjithatë më e lira ka qenë oferta e Brakos.

Zv. Kryeministri Koço Angjushev një periudhë më të gjatë është në fokus të publikut. Shkaku është vendimi, kompanitë ku ka pjesëmarrje pronësore, të aplikojnë për mbështetje shtetërore përmes fondeve të ndryshme. Alsat M një javë më parë publikoi se kompania Brako nga Velesi dhe Kastivest, kompani ku bashkë-pronar është Angjushevi, janë rrugës për të fituar para, nga Agjencia për investime të huaja.

Evoluimin e kompanive e ka bërë Komisioni shtetëror me në krye Sofçe Jovanovska e cila është shefe e kabinetit të Angjushevit. Pasi Alsat M publikoi se kompanitë e lidhura me Angjushevin janë vlerësuar pozitivisht, së bashku me qindra kompani që kanë aplikuar për para nga Agjencia për investime të huaja, Angjushev ka vendosur ti tërheqë nga fituesit potencial të mbështetjes shtetërore.

Edhe pse zv.kryeministri reteroi këtyre ditëve me këmbëngulje bindte se nuk ka konflikt të interesit, që kompanitë ku është bashkëpronarë, aplikojnë, i kalojnë filtrat dhe janë pak para marrjes së parave nga shteti, edhe pse vetë ai është në pozitë të lartë qeveritare.

Angjushev dje njoftoi se në të ardhmen kompanitë të lidhura me të, nuk do të aplikojnë për mbështetje financiare nga institucionet shtetërore. Ndryshe, për tenderin e fituar për Rrugët e Maqedonisë, kompania Brako duhet të dorëzojë 14.360 metra katror rrjet mbrojtës, ndërsa një metër katror kushton 133 denarë.