Ballina Aktuale Kompanitë ajrore domosdoshmërisht do të sigurojnë bagazhin dhe dërgesat

Kompanitë ajrore domosdoshmërisht do të sigurojnë bagazhin dhe dërgesat

Kompanitë ajrore së shpejti do të jenë të obliguara ta sigurojnë bagazhin e udhëtarëve dhe gjësendet që i transportojnë. Kjo është paraparë me ndryshimet e Ligjit për sigurim të obligueshëm në komunikacion, të cilën e përpiloi Ministria e Financave (MF), ndërsa konfirmohen të drejtat për kompensimin e dëmit, poseduesve të bagazhit dhe dërgesave.

Marketing

“Ndryshimet ligjore rregullojnë edhe obligimin për sigurim të detyrueshëm të një pjese të fluturakeve pa ekupiazh – dronëve. Me ligjin përfshihen drone mbi pesë kilogramë. Në këtë mënyrë mbrohen qytetarët, nëse shkaktohet dëm material nga udhëheqja me dron”, thonë nga MF.

Me këto ndryshime, theksojnë, bëhet harmonizim i Ligjit me rregulloret evropiane nga sfera e aviacionit civil.
Ndryshimet e Ligjit janë vendosur në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregullave në Republikën e Maqedonisë – ENER, ku të gjitha palët e prekura mund të lënë propozime dhe komente.

Nga Ministria e Financave informojnë se do t’i marrin parasysh dhe me kujdes do t’i shqyrtojnë të gjitha sugjerimet para lëshimit të ndryshimeve të Ligjit në procedurë qeveritare

Marketing
Exit mobile version