Kompanitë maqedonase të industrisë të Teknologjive të informacionit dhe komunikimit,në organizimtë Invest Macedonia prezantohen në panairin ANGACOM në Këln, Gjermani.

Agjencioni për investime të huaja dhe promovimi i eksportit të RM-së, në kuadër të aktiviteteve të veta, në pjesën e eksportit të kompanive maqedonase organizon stendë nacionale për kompanitë maqedonase nga sektori i Teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në panairin ANGACOM – Exhibition and Conference, i cili mbahet në Këln, Gjermani.

Marketing

Drejtori i Invest Macedonia, z. Vullnet Ademi bashkë me përfaqësuesit e Agjencionit, realizuan kontakte me numër të madh të kompanive të huaja, të cilët paralajmëruan vizita në vendin tonë, mes tjerash edhe menjë kompani nga Zvicra e cila është në bisedime serioze me qëllim të finalizimit të vendimit final për investim.

Në kuadër të ngjarjes, kompanitë vendore realizuan B2Btakime me partnerë potencial afarist nga shtetet tjera në të cilat u diskutuan mundësitë për bashkëpunim afarist.

Ky manifestim i panairit është edhe një mundësi që Invest Macedonia t’i përkrahë kompanitë vendore nga fusha e Teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK), njëkohësisht promovon klimën e përshtatshme afariste për investitorët potencial si dhe rritjen dhe zhvillimin e industrisë të Teknologjive të informacionit dhe komunikimit në RM-së.

ANGACOM paraqet një platformë afariste për kompanitë e softuerit, si dhe kompanitë e telekomit në të cilat marrin pjesë mbi 500 kompani ekspozuese nga 40 shtete të ndryshme dhe në kuadër të tij do të ketë mbi 19.000 vizitorë nga 80 shtete të ndryshme, si dhe 2300 pjesëmarrës në programin e konferencës.

Marketing