Kompanitë në Maqedoni për shtatë muaj kanë marrë 12.7 miliardë denarë nga kthimi i TVSH-së

Kthimi i TVSH-së për kompanitë në shtatë muajt e parë të këtij viti ka qenë 12.7 miliardë denarë (206.4 milionë euro), që është për 24 për qind më shumë se periudha e njëjtë vitin e kaluar.

Marketing

Kjo sipas Ministrisë së Financave, tregon se këtë vit janë injektuar 2.5 miliardë denarë më shumë në ekonomi, se vitin e kaluar

“Ky është një injektim i mjeteve të likuiditetit në ekonomi, që mundëson punën e pandërprerë të kompanive, po edhe ngrit aktivitetin e tyre investues”, thonë nga Ministria.

Ata thonë se më herët kthimi i TVSH-së ka qenë problem i madh në ekonomi, që sipas tyre ka ndikuar edhe në punën dhe investimet e tyre.

Marketing