Kompanitë vendase presin ndihmën e Qeverisë

Biznesmenët janë ende duke i pritur paratë e premtuara vitin e kaluar nga qeveria, gjatë prezantimit të paketës për ndihmë ndaj kompanive vendase. Ligji u miratua në maj të këtij viti, dhe duhej ti barazojë kompanitë vendase dhe të huaja, por paratë nuk u transferuan në llogaritë e kompanive të Maqedonisë, që kanë shënuar rritje në tre vitet e fundit dhe që nuk kanë larguar punëtorë nga puna. Ende bëhen analiza në Ligjin dhe kontrollohen aplikacionet e dorëzuara thotë për Alsat, Ministri i Investimeve të Huaja, Adnan Qahil. Sipas tij, 106 kompani i kanë plotësuar kushtet për marrjen e subvencioneve nga shteti.

Marketing

Disa kompani nuk i kanë dorëzuar në kohë, disa kompani kanë vlerësim të gabuar, ose thjesht një plan biznesi të gabuar. Prandaj, dhamë kohë për tu rishqyrtuar edhe një herë. Një pjesë do ti marrin paratë në fund të vitit dhe një pjesë pas vitit të ri, pas vlerësimit të bërë dhe vlerësimit të fondeve të kërkuara nga Qeveria “- u shpreh Adnan Qahil, ministër për Investimet e Huaja.

Nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë urdhër për pagesën e subvencioneve ndaj ndonjë kompanie vendase në përputhje me Ligjin mbi Mbështetjen Financiare të Investimeve.

Derisa kompanitë vendase po presin, qeveria këtë vit ka rënë dakord me 13 kompani të huaja që tashmë kanë filluar të punojnë dhe të marrin subvencione. Qeveria, përveç premtimit për të ndihmuar kompanitë vendase, siguroi se të gjitha kontratat që do të nënshkruhen me biznesmenë të huaj do të publikohen në faqen e internetit të qeverisë. Tani për tani asnjë nuk është publikuar.

Ata do të publikohen në faqen e internetit të qeverisë. Kontratat e para nënshkruhen me zonat e lira ekonomike. Kontratat e dyta janë për subvencionet dhe nënshkruhen me Qeverinë dhe janë në fazën e nënshkrimit. Në momentin kur do të regjistrohen ato kontrata në atë rast do ti postojmë të gjitha “- tha Adnan Qahil, ministër për Investimet e Huaja.

Nga Qeveria thonë se prej një vit e gjysmë që kur erdhën në pushtet, investimet e huaja janë rreth 100 milionë euro dhe numri i të punësuarve do të tejkalojë 10 mijë persona. Përveç vonesës me subvencionimin e kompanive vendase, pritet një transparencë më e madhe të qeverisë mbi atë sa para të shtetit do të fitojë çdo investues i huaj. Këto informacione, paralajmërohen për vitin e ardhshëm.