Komuna Çair hap Qendrën e Komunitetit për Rini

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-vë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nesër do të hapin Qendrën e Komunitetit për Rini – Çair. Qendra do të ketë stafin e saj prej katër anëtarësh dhe do të tentojë të jetë një pikë e rëndësishme për aktivitete dhe edukim për të rinjtë në Çair dhe më gjerë.
Qendra e cila ndodhet në adresën, Vukovarska, nr 17 në Çair, do të hapet zyrtarisht në ora 13:00.Në këtë ceremoni do të jenë prezet aktivistë, zyrtarë si dhe përfaqësues të ambasadës ë SHBA-ve.

Marketing
Marketing