Komuna Çair: Incidenti në Çarshi të Vjetër, problem juridiko-pronësor, e jo problem ndëretnik

Komuna Çair reagon ndaj deklaratës së pronarit të Hotel Arka në lidhje me incidentin e ndodhur më parë.

Marketing

Në vazhdim reagimin e Komunës Çair

Të nderuar,

Në lidhje me informatat e fundit që kanë të bëjnë me një ngjarje në afërsi të Hotelit Arka në Çarshi të vjetër, njoftojmë opinionin publik se bëhet fjalë për probleme juridiko-pronësore dhe si i tille është nën kompetenca të Ministrisë për transport dhe lidhje.

Sa i përket deklaratave të pronarit të Hotelit Arka, theksojmë se çështjet pronësoro-juridike duhet të zgjidhen nga institucionet përkatëse në rastin konkret Ministria për Transport dhe Lidhje, e jo për interesa personale të njejtave të ju jepet konotacion ndëretnik.

Çarshia e Vjetër ka qenë dhe do të mbetet simbol i multietnicitetit dhe multikonfesionalitetit ashtu si edhe vet Qyteti i Shkupit! Lusim edhe njëherë që rastet e tilla të problemeve juridiko-pronësore të mos keqpërdoren për të nxitur urrejtje ndëretnike.

Me respekt,
Shërbimi për informim në Komunën e Çairit