Ballina Lajme Maqedoni Komuna e Çairit dhe komuniteti boshnjak përkujtuan viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Komuna e Çairit dhe komuniteti boshnjak përkujtuan viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Sot me vendosjen e luleve tek Memoriali kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, që gjendet në zemrën e Komunës së Çairit dhe me një marsh që filloi para godinës së institucionit tonë komunal, bashkë me komunitetin boshnjak shënuam 11 korrikun dhe i dhamë nderë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. Me këtë rast përkujtova se Komuna e Çairit është shoqëri shumetnike dhe duke pasur parasysh faktin se në te jetojnë një numër i konsiderueshëm i popullit boshnjak, jemi të mendimit se me këtë aktivitet të sotmin vetëm se po vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe po i japim garanci të ardhmes tonë të përbashkët në Çair.
Që nga themelimi i Komunës së Çairit deri më sot, kemi patur shumë kujdes që me zilinë më të madhe ta ruajmë diversitetin që kemi dhe që mund të them se është ndër të rrallët në vend. Kemi respektuar dhe vazhdojmë t’i respektojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në komunën tonë sepse fundja Çairi është simboli i bashkëjetesës, i multikulturalizmit, i diversitetit.
Ne si Komunë e Çairit gjithmonë kemi synuar dhe vazhdojmë të synojmë që të gjithë të kemi të drejta të barabarta, respektivisht gjithnjë punojmë që të kemi një shoqëri me të drejta dhe obligime të njëjta për të gjithë qytetarët në Komunën tonë.

Marketing

Të pranishmit gjithashtu i përkujtova se vetëm para pesë ditëve qëndrova në Sarajevë ku hasa në një mikpritje që din ta bëjë vetën populli boshnjak, pra ndër më të mirat dhe më të sinqertat. Gjatë qëndrimit atje edhe e njoftova anëtarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, z.Shefik Xhaferoviqin se shumë shpejt do ta zbulojmë këtë simbol të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës e ai u falënderuar që përmes këtij Memoriali do t’i jepet një kontribut i rëndësishëm ruajtjes së kujtimit për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës. Njëkohësisht i bëra ftesë që ai dhe autoritetet e atjeshme të marrin pjesë në Zbulimin e Memorialit që do të bëhet në një të ardhme të afërt.

Exit mobile version