Të nderuar qytetarë,
Komuna e Çairit ju njofton se gjatë orës policore këtë fundjavë do të asistojë në plotësimin e nevojave të qytetarëve për medikamente shëndetësore duke siguruar transport të barnave nga barnatoret në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në ora 20:00.
Qytetarët që kanë nevojë për blerjen e barnave do të mund të bëjnë porosinë duke u lajmëruar në këto kontakt numra: 072 521 165 dhe 078 391 890. Dy punëtorë të angazhuar me leje qarkullimi do të dërgojnë barnat deri në shtëpitë e tyre.
Me respekt,
Shërbimi për informim i Komunës së Çairit