Ballina Aktuale Komuna e Çairit nisi furgonin e parë me ndihmë humanitare drejt Durrësit

Komuna e Çairit nisi furgonin e parë me ndihmë humanitare drejt Durrësit

“Pas ndihmës së siguruar finansiare në vlerë prej 720 000 denarëve, Këshilli i Emergjencës i përbërë nga koordinatori Blerim Sulejmani dhe anëtarët e Këshillit të Komunës Zahir Bekteshi, Xhemile Memeti dhe Fisnik Rramani kompletuan furgonin e parë me ndihma prej Komunës së Çairit që u nis në drejtim të Durrësit me materialin e siguruar si: batanije, medikamente, pako ushqimore, qumësht për fëmijë, mjete higjienike dhe pajisje për intervenim në terren.

Marketing

Faleminderojmë të gjitha kompanitë vendore për gatishmërinë dhe bashkëpunimin. Aksionin humanitar do ta vazhdojmë edhe gjatë ditëve në vijim.” – thotë Ganiu

Marketing
Exit mobile version