Komuna e Likovës solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi propozon që edhe kjo komunë të solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Marketing

“I propozohet Këshilli i Komunës së Likovës në seancën e 23-të që do të mbahet më datë 04.12.2019 të sjell vendim , që me rastin e fatkeqësisë të ndodhur nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë të bashkëndajmë dhimbjen edhe ne, duke u solidarizuar bashkarisht, duke i ndarë mjete financiare me vlerë prej 300.000 mijë denarëve për banorët e zonës së prekur nga tërmeti!” – thotë Arifi.