Komuna e Sarajit ka shpërndarë maska nëpër xhami, donacion nga kompania “TI AMO”

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia, afaristi Hajrun Sulejmani pronarë i kompanisë për industrinë e mishit “TI AMO” – ka donuar 20.000 maska mbrojtëse.

Marketing

Gjatë ditës së sotshme Komuna e Sarajit ka shpërndarë maska nëpër Xhamitë e gjitha vendbanimeve në komunën tonë dhe në ditët në vijim do të shpërndahen nëpër shkollat fillore dhe në të gjitha institucionet tjera publike.

Falenderojmë donatorin për këtë gjest humanitar dhe apelojmë banorët që tju përmbahen masave për parandalimin e pandemisë, ta ruajnë shëndetin dhe të afërmit e tyre.


Marketing