Komuna e Sarajit, mbështetje Panairit të kompanive nga Saraji

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz sot organizoi “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit”, i cili u mbajt në hapësirat e restorantit Korabi në Saraj.

Marketing

Në këtë panair produktet dhe shërbimet i prezantuan 25 kompani të cilat veprojnë dhe janë nga komuna e Sarajit. Kompanitë ishin nga me të ndryshmet, i promovuan produketet ushqimore, higjienike, materialet ndërtimore etj. Disa nga kompanitë janë përfaqësues të brendeve të mëdha botërore.

Gjatë panairit u promovua edhe Katalogu i bizneseve të Komunës së Sarajit. Në katalog janë përfshirë të dhënat për rreth 400 kompani, ku mund të gjenden informata për veprimtarinë, numrin e të punësuarve, qarkullimin vjetor, neto fitimin, kontaktet etj.