Komuna e Sarajit miratoi buxhetin për vitin 2020 që do të jetë progresivë

Këshilli i Komunës së Saraj ka miratuar buxhetin për vitin 2020 në seancën e sotme, edhe atë 11 këshilltar votuan ishin pro, tre kundër dhe një i përmbajtur.

Marketing

Komuna e Sarajit, edhe vitin e ardhshëm sipas planifikimeve buxhetore, ka një buxhet progresiv dhe zhvillimorë, ku parasheh zhvillimin e infrastrukturës, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësve dhe kanalizimeve si dhe mbështetjen e nismave kulturore, arsimore dhe sportive që janë të interes publikë. Buxheti i komunës së Sarajit kapë vlerën 150.387, 402 denarë.

Për realizimin e projekteve kapitale, Komuna e Sarajit, ka paraparë dinamikën dhe koston e projekteve, për të qenë sa më transparent me realizimin e buxhetit, kundrejt qytetarëve.
Gjatë këtij viti, Komuna e Sarajit, ka arritur që të risë të ardhurat e saja, nga grumbullimi i taksave komunale, ku nga të ardhurat varet realizimi i projekteve që janë sipas nevojave dhe vendbanimeve të komunës së Sarajit.

Marketing