Komuna e Sarajit pranoi donacionin prej 50 tabletëve nga kompania “Ecolog International”

“Komuna e Sarajit sot pranoi donacionin prej 50 tabletëve nga kompania e mirënjohur “Ecolog International” e udhëhequr nga filantropi Lazim Destani.

Marketing

Gjatë kësaj periudhe, kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Ecolog International vjen me një donacion që ka për qëllim t’u sjellë lehtësira shumë nxënësve që vijnë nga familjet në nevojë. Siç është e ditur tashmë, masat për parandalimin e përhapjes së virusit e sollën nevojën që arsimi të kalojë në formën e zhvillimit të procesit mësimor online. Si rrjedhojë, në mungesë të pajisjeve teknologjike adekuate shumë nxënës mbetën jashtë këtij procesi.

Kryetari Blerim Bexheti falenderoi “Ecolog International” për këtë donacion, i cili mundëson që fëmijët të ndjekin pa asnjë pengesë procesin edukativo-arsimor online.” – zyra për informim, Komuna e Sarajit

Komuna e Sarajit sot pranoi donacionin prej 50 tabletëve nga kompania e mirënjohur "Ecolog International" e udhëhequr…

Publiée par Komuna Saraj-Municipality of Saraj-Општина Сарај sur Jeudi 30 avril 2020

Marketing