Komuna e Sarajit,fiton dy projekte infrastrukturore

omuna e Sarajit, fiton dy projekte infrastrukturore

Marketing

Komuna e Sarajit, ka fituar edhe dy projekte të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës dhe për përmisimin e infrastrukturës Shkollore, konkretisht instalimin e nxemjeve.

Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, sot ka nënshkruajtur dy marrëveshje me drejtorin e Byrosë  për Zhvillim Rajonal, Ramizi Rexhepin , njëra është për ndërtimin dhe asfaltimin e  rrugës për në vendbanimin Gërçec të Epërmë, në vlerë prej 5 milion denar  dhe projekti tjetër ka të bëjë me instalimin e nxemjes qendrore në Shkollat Fillore në vlerë prej 2 milion denarë.

Në projektin për rrugën në Gërçec të Epërm janë siguruar 1/3 e mjeteve financiare, ndërsa pjesën tjetër të mbetur nga buxhetiti I viti të ardhshëm të komunës së Sarajit apo me ndonjë aplikim tjetër.

Ndërsa, projekti për instalimin e nxemjeve në Shkolla Fillore,  do të financohet nga Byroja për Zhvillim Rajonal, ndërsa pjesën tjetër do ta financojë me mjetet e saja komuna e Sarajit.

Të dy projektet do të financohen nga Byroja për Zhvillim Rajonal, ndërsa 50 për qind të  mjeteve finaciare do ti siguroj Komuna e Sarajit.

Këtë vit, nga Byroja për Zhvillim Rajonal  do të financohen 35 projekte për zhvillimit të fshatrave, në total prej 41.3 milion denarë, në të gjitha 8 rajonet planifikuese. Në rajonin e Shkupit do të financohen 4 projekte, në Juglindje 6, në Lindje 5, në Pellagoni 3, në Polog 3, në Jugperëndim 4, në Vardar 7 dhe në rajonin verilindor 3 projekte. Për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore, do të financohen 39 projekte me vlerë prej 82.5 milion denarë.

Marketing