Ballina Lajme Maqedoni Komuna e Strugës me kërkesë deri te Shtabi Qëndror

Komuna e Strugës me kërkesë deri te Shtabi Qëndror

“Sot, Shtabi i krizës së Komunës së Strugës mbajti mbledhje ku u diskutua për kthimin e jetës në normale, lehtësimin e masave gjegësisht heqjen e ndalesës për lëvizje dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Marketing

Shtabi propozoi që ora policore të hiqet, qytetarët të lëvizin lirshëm duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera mbrojtëse por gradualisht duke u rikthyer në normalitet. Bizneset, kafenetë dhe restorantet të hapen për arsye se turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishëm sa i përket zhvillimit ekonomik vendor.

Zbutja e masave dhe hapja e bizneseve janë të domosdoshme për kthimin e jetës në normale, për rimëkëmbjen e ekonomisë të vendit dhe mirëqënien e përgjithshme të qytetarëve.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.

Marketing
Exit mobile version