Komuna e Tetovës nuk u jep llogari qytetarëve se si i shpenzon paratë e tyre!

“Pak ditë më parë u publikua indeksi i transparencës së komunave për vitin 2022. Nga aty shihet qartë se Komuna e Tetovës nuk i ka përfshirë grupet e margjinalizuara në procesin e përgatitjes dhe sjelljes së buxhetit. Komuna e Tetovës nuk ju ka dhënë llogari qytetarëve as për përgatitjen e buxhetit, as për proceset e tenderimeve e as për punësimet dhe kontratat. Sipas të dhënave zyrtare Komuna e Tetovës ka transparencë minimale, përfshirje dhe drejtësi të pamjaftueshme dhe llogaridhenie minimale.

Marketing

Indeksi i transparencës së Komunës së Tetovës për vitin 2022 është vetëm 22 (nga 100). Qytetarët kanë të drejtë të informohen saktë! Të dijnë se ku shkojnë dhe për çfarë shfrytëzohen paratë e tyre!

Prandaj nuk ka mbetur asgjë tjetër për të thënë përveç asaj se: kjo udhëheqësi po mashtron, fsheh të dhëna dhe është e zhytur në korupsion! Këto nuk janë fjalët dhe konstatimet tona, por janë të dhëna të publikuara nga hulumtimi i bërë gjatë vitit 2022 nga ana e Shoqatës për hulumtime dhe analiza, ZMAI.” tha Fitim Mustafi, këshilltar i BDI-së në Komunë të Tetovës.

Linku për videon: https://we.tl/t-x7YkVqmTfQ

Në vazhdim e gjeni edhe raportin nga Shoqata e hulumtimit ZMAI, në lidhje me transparencën:
https://www.facebook.com/ZdruzenieZMAI

Marketing