Komuna e Zhelinës, ndër komunat e para rurale në indeksin e transparencës së buxhetit për vitin 2020-2021(Dokument)

Në raportin e publikuar nga Qendra Analitike për Ekonomi, komuna e Zhelinës radhitet ndër komunat e para më transparente në lidhje me buxhetin, saktesisht, poentohet me 11 pike.

Marketing

Në raportin e kësaj qendre, thuhet se: Mungesa ose informacioni i pjesshëm mbi shpenzimin e fondeve publike nga njësitë e vetëqeverisjes lokale në Maqedoni është “frenim” i ekzistencës së përgjegjësisë në një shoqëri demokratike. Ndërgjegjësimi i ulët për nevojën për një transparencë më të madhe në shpenzimin e fondeve publike kontribuon në shpërndarjen joefikase të fondeve, e cila nga ana tjetër është në interes të qytetarëve dhe plotësimin e nevojave të tyre.