Komuna Saraj: Shfrytëzuesit e hapësirës publike në Liqenin e Treskës, të dislokojnë kamp-shtëpizat

Ndërmarrja Komunale Publike ‘Saraj’, bazuar në vlersimin e Inspektorateve të Mjedisit Jetësorë, Komunës së Sarajit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ju bënë thirje të gjithë shfrytëzuesve të hapësirës publike në Liqenin e Treskës të bëjnë dislokimin e kamp-shtëpizave në afat prej 60 ditëve.

Marketing

Ky vendim pason pasi që, Inspektorati I Mjedisit Hapsinorë ka konstatuar se ndotje të ajrit enorme, papastërti, instalim I vjetruar energjetik, ujësjellës dhe kanalizim jo funksional dhe infrastrukturë të shkatëruar, dhe për këtë egziston rrezik I lartë për shëndetin e njërëzve, dhe për këtë kërkohet urgjentisht  dislokim I kamp-shtëpizave nga ky lokaliotet.

Këshilli komunal I komunës së Sarajit, ka miratuar vendim për ndryshimin e planit urbanistik të Liqenit të Treskës, ku nëpërmjet këtij vendimi kërkohet që Liqeni Treska të shpallet zonë turistike zhvillimore nga ana e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, konkretisht nga Ministria e Ekonomisë.

Marketing