Komunikacioni në Shkup/MPB ka kapur 26 persona pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme brenda 24 orëve ka regjistruar 328 kundërvajtje në trafikun e Shkupit.

Marketing

Nga ky institucion informojnë se janë sanksionuar 97 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 14 për drejtim të makinës nën ndikim të alkoolit, 26 për përdorim të celularit. Janë shqiptuar 15 dënime për vozitësit e motoçikletave, 11 për mos-vendosje të rripit të sigurisë, 70 për parkim të paligjshëm.

MPB ka shqiptuar gjoba për pesë vozitës fillestarë ndërsa pa patentë shoferi janë kapur 26 persona. Brenda 24 orëve janë gjashtë këmbësorë në trafik.