Koncert i pianistit shqiptar Robert Bisha sot në “Verën e Ohrit”

Festivali “Vera e Ohrit” programin e vazhdon me koncertin e pianistit shqiptar Robert Bisha në kishën “Shën Sofia”, si dhe me Ekspozitën e veprave të Kalina Brajkovska e titulluar “Pas ylberit” në Qendrën për kulturë “Grigor Përliçev”.

Marketing

Për Robert Bishën kritika thotë se është pianist dhe kompozitor tepër i talentuar, improvizues gjenial dhe është një nga multi-instrumentistët më të talentuar sot. Muzika e tij është bashkëkohore, me elemente të xhazit avangard. Performon në piano elektrike, duke bërë remikse të muzikës origjinale, duke i implementuar teknikat e muzikës klasike me harmoni bashkëkohore dhe elemente të folklorit të pasur shqiptar.

Muzika vokale polifonike është ende aktuale në Shqipëri, ndërsa në vitin 2005 është shpallur për kryevepër të trashëgimisë jomateriale kulturore të njerëzimit nga ana e UNESKO-s. Kori shqiptar Iso-polifonik është përfaqësuesi më i madh i stileve të ndryshme muzikore nga jugu i Shqipërisë. Fjala “iso” e paraqet të ashtuquajturin dron (shoqërim, ku një ton ose akord vazhdimisht tingëllon nëpër gjithë kompozimin), i cili mund të këndohet vazhdimisht ose ritmikisht në kundërshtime me meloditë e tjera.

Kompozimet e këtilla kryesisht i performojnë zërat mashkullorë në ngjarje të ndryshme sociale. Tradicionalisht, këndimi iso-polifonik nga pjesët jugore të Shqipërisë transmetohet “nga brezi në brez”.

Për artisten Kalina Brajkovska madje kritika thotë se me gëzim e sfidon formën.

Kalina Brajkovska ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në degën e historisë së artit me arkeologjinë me mesatare të lartë. Jeton dhe punon në Shkup, merret me dizajn dhe pikturë që në moshë të vogël.

Marketing