Ballina Aktuale Koncerti që po tmerron opozitën

Koncerti që po tmerron opozitën

Një shesh i stërmbushur mbrëmë i frikësoi deri në palcë opozitën që shkojnë aq larg sa duan të ndalin me çdo kusht festën e një jubileu të një partie që ka përse të festojë .Kanë frikë nga një koncert sepse kjo është ngulitur te ata nga frika e zgjedhjeve. Mes akuzash të ulëta duan ta ndalin hovin rinor.

Marketing

Të rinjtë janë ai gjaku që vlon dhe në ëndrat e tyre ka tjera gjëra që ua ofron kjo jetë moderne që e jetojmë të gjithë.
Thirrjet e opozitës për ta, mos marrin pjesë në një koncert ku janë yjet që ata duan, muzika që ata duan, janë demode sepse të rinjtë nuk shohin më prapa.
Fakti i vetëm i BDI-së që feston me të rinjtë nuk është politik , por është se ata janë fitues absolut dhe si në futboll që kampionët mbushin sheshet e lavdisë për triumfin, edhe BDI natyrisht se do i mbush këto sheshe për ti argëtuar të rinjtë dhe këta të fundit dihet çfarë idhujsh muzike kanë prandaj lëreni të qetë të argëtohen .Pse gjithë ky makth i opozitës ?!

Por nëse sheshi i mbushur mbrëmë frikësoi opozitën , sonte do ti tmerroj krejtësisht .

Në Tetovë është ndryshe dhe aty do shihet se i kujt bastion në të vërtetë është ky qytet.Qytetin që BDI ua la në dorë të pasigurta , po e falimentojnë politikanët lokalistë që kanl ngritur flamurin e bardhë të dorëzimit.

BDI nuk e bën për politikë këtë por për argëtim dhe sidomos të rinjtë që e duan këtë lloj muzike por që po bëhet propagandë që mos shkojnë në koncertin e madh.Po ku të dëgjon rinia? Rinia do më shumë muzikën se sa politikën .
Të rinjtë nuk kanë faj sepse opozita i përjashton ato duke mbajtur të njëjtit njerëz të vjetër prej vitesh , ndërsa BDI është dicka ndryshe , është ajo forca e së ardhmes ndërtuar nga themele të forta të së shkuarës .

Uraganin e të rinjëve në sheshin e Tetovës nuk do ta ndalë njeri, as thirrjet e perënduara të opozitarëve që propagandojnë ulët për të ndalë atmosferën e një feste.

BDI nuk ka faj se është me kohën dhe opozita ka mbetur në folklorizëm politik fallso vetëm për çështje votash .

Dhe sheshi i Tetovës që do të kalojë pritshmëritë, ka tmerruar opozitën duke bërë thirrje shqiptarëve mos dalin në festën e madhe shqiptare.BDI shkon drejt së ardhmen ndërsa opozita fatkeqësisht mes humbjeve fatkeqe politike ka mbetur në të kaluarën.

Exit mobile version