Konferencë “Si deri në një mbikëqyrje efikase inspektuese kundër ndotjes” ?

“Si deri në një mbikëqyrje efikase inspektuese kundër ndotjes”, është tema e konferencës që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit të gjelbër në bashkëpunim me “Byro de Heling” nga Holanda.

Marketing

Në Konferencë do të drejtohet Maja Moraçanin, deputete dhe kryetare e Partisë së Gjelbër DOM, Ana Petrovska – drejtoreshë e Inspektoratit shtetëror për mjedisin, Mirosllav Bogdanovski – deputet, Gorjan Jovanovski – autor i aplikacionit “Ajri im” dhe Biljana Tesheva – juriste dhe përfaqësuese e Nismës O2.

Do të diskutohet për pikëpamjet kritike të sektorit civil për përgjigjen institucionale ndaj ndotjes, rezultatet e inspektimeve të Inspektoratit shtetëror të mjedisit në muajin vijues, përvoja me e-Platformën e Inspektoratit të Qytetit në Shkup për raportimin dhe monitorimin e inspektimeve nga ana e qytetarëve, për transparencë më të madhe, krijimin e një e-aplikacioni të ri me hartë të ndotësve për identifikimin më të lehtë të burimit të ndotjes gjatë raportimit nga qytetarët, në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor, Institutin egGjelbër dhe Byro de Heling, si dhe për një manual të ri për inspektorët vendorë, të zhvilluar në bazë të hulumtimeve dhe sondazheve të inspektorëve lokalë dhe qytetarëve nga Instituti i gjelbër.

Marketing