Skuadra e Manchester Cityt ka udhëtuar për në Gjermani, ku nesër do të përballet me RB Leipzig në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.
Trajneri, Pep Guardiola për në qytetin e Leipzig është nisur pa tre lojtarët kryesor, në mesin e tyre edhe mesfushori, Kevin De Bruyne, shkruan Lajmi.net
Përveç lojtarit belg, në këtë ndeshje do të mungojnë edhe dyshja: John Stones dhe Aymeric Laporte.
Kurse për herë të parë është ftuar transferimi i janarit, lojtari nga Argjentina, Maximo Perrone.
Ndeshja mes Leipzig dhe Manchester Cityt, e para në fazën 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve zhvillohet nesër nga ora 21:00.