Ballina Lajme Maqedoni Konfirmohet nga Alicia Kearns: Të gjithë deputetët e ASh-së i bashkëngjiten letrës...

Konfirmohet nga Alicia Kearns: Të gjithë deputetët e ASh-së i bashkëngjiten letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës

Nga Alicia Kearns, deputetja nga Mbretëria e Bashkuar sot erdhi edhe një konfirmim. Letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës zyrtarisht i janë bashkëngjitur të gjithë deputetët e grupit parlamentar të ASh-së. Pra, pas konfirmimit për bashkëngjitjen e deputetit Halil Snopçe, sot erdhi konfirmimi se janë bashkëngjitur edhe Ziadin Sela, Abdulla Saliu, Artina Qazimi, Atnan Neziri, Ilire Dauti, Elmi Aziri dhe Remzi Memedi. Me këtë rast znj. Alicia Kearns i ka shprehur falënderimin e saj grupit parlamentar të ASh-së për bashkëngjitje letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke.

Marketing

– Aleanca për Shqiptarët –

Marketing
Exit mobile version