Konfirmohet raportimi i lajmi.net, Big Mama del nga “Big Brother VIP”

Lajmi.net sot ka raportuar se Big Mama do largohet nga shtëpia.

Marketing

Në një intervistë për lajmi.net, Vesel Kurtishaj tregoi ekskluzivisht se është venë bast me disa nga ish-banorët se Big Mama do lë sonte shtëpinë.

Ish fituesi i “Big Brother Albania”, tha se Big Mama largohet pas tri javësh, që i bie sonte, 24 dhjetor dhe kështu ndodhi.

“Po, e vumë bast live në instagram me një ish banor të “Big Brother VIP” që thoshte se Big Mama është në finale, ndërsa unë thashë që nuk rri më shumë se 3 javë. Sot, me datë 24 bëhen 3 javë që ka hy Bigu mbetet të shihet a do e fitoj bastin 😜”, tha ai për lajmi.net.

Dalja e Big Mamës vërteton se hyrja dhe dalja e saj në shtëpi ka qenë marrëveshje me produksionin.