Konfirmohet rasti i parë me koronavirus edhe në Zvicër.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Ndërkohë, pritet që të jepen detaje të tjera në lidhje me këtë rast në orën 5:00.
Deri më tani nuk ëhstë bërë e ditur se ku ëhstë konfirmuar rasti parë.
Ndërsa, televizioni publik i Zvicrës, bën me dije se rasti ëhstë konfirmuar në Ticino, pranë kufirit me Italinë.
Nga ana tjetër, në Itali, numri i viktimave nga koronavirusi ka mbërritur në 7 persona dhe 288 të prekur dëri më tani.