Konfiskohen 732 monedha nga dy euro false në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se një menaxhere e një banke komerciale në Fushë Kosovë ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar mbi 730 monedha metalike prej dy euro, në vlerë gati 1500 euro, që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Marketing

Sipas policisë parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 15.02.2024. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2€, në vlerë rreth 1464 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.