Kontesti maqedono – bullgar, Zaev: Zgjidhjen duhet gjetur bashkë me Sofjen

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se kontesti me fqiun lindor Bullgarinë do të duhet zgjidhur së bashku e jo vetëm nga Shkupi zyrtar ashtu siç është shprehur presidenti I Bullgarisë Rumen Radev. Zaev njëherësh ka rikujtuar liderin e ‘Ka një popull të tillë’ Sllavi Trifonov, se maqedonët janë popull maqedonas dhe flasin gjuhën maqedonase, pasi Trifonov në deklarimin e fundit i ka cilësuar si sllavomaqedon.

Marketing

“Ne jemi maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase nga republika amqedonia e veriut. Mendoj se bëhet fjalë për mosdije pasiqë behët fjalë për dy vedne mike të cilat asnjëherë nuk kanë pasur problem dhe shum herë edhe vetë ata nga kanë quajtur maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. Shpesh presidenti Radev thotë se kontesti nuk zgjidhet në Bruksel, në Uashington ose në vende të tjera. Edhe unë pajtohem se kjo zgjidhet në Shkup dhe në Sofje, nga dyja palët, ndërkaq miqtë I falënderojmë që bisedojnë , na inkurajojnë të gjejmë zgjidhje dhe janë të mirëseardhur, por përfundimisht në mënyrë bilateral zgjidhen problemet.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Rezoluta e VMRO–DPMNE–së, Zaev: S’participojmë në miratimin e dokumentit

Kryeministri thotë se nuk do të mbështesin rezolutën e VMRO – DPMNE-së, pasiqë e njëjta nuk respekton emrin kushtetues në preambulën e rezolutës së dorëzuar në kuvend.

“Në vetë rezolutën do të duhet të figurojë emri Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo është kushtetutë e jo se ne duam apo nuk duam. Rezoluta është e kompletuar bashkë me preambulën si pjesë hyrëse e saj dhe është e patjetërsueshme për miratimin e dokumenteve të tilla në parlament. Nëse dikush dëshiron të anashkaloj emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, le ta bëj këtë vetë , ne këtu s’do participojmë.”, tha Zaev.

Ekzekutivi pret që raportet me Bullgarinë të marrin kahjen e duhur me formimin e qeverisë së re dhe zbatimin e udhërrëfyesit që do të sjellë benefite për qytetarët e dyja vendeve dhe do të inkurajojë zgjidhjen e kontestit të cilin e kërkon Brukseli.

Marketing