Ballina Lajme Maqedoni Kontesti me Bullgarinë, Bomgartner: Ndihmojmë por nuk e marrim rolin e ndërmjetësuesit

Kontesti me Bullgarinë, Bomgartner: Ndihmojmë por nuk e marrim rolin e ndërmjetësuesit

Franca si udhëheqëse me Bashkimin Evropian do të jep kontributin e vet maksimal që Shkupi dhe Sofja të zgjidhin kontestin, por nuk do të merr rolin e “diplomacisë fluturake” sepse problemi është dypalësh dhe ndërmejtësimi nuk ka vend në tavolinë, tha ambasadori francez, Bomgartner.

Marketing

Sërish potencoi se nuk ka afat të caktuar për mbajtjen e konferencës ndërqveritare për Maqedoninë e Veriut.

“Ne si presidencë franceze nuk duam të bëjmë diçka që do të jetë joproduktive në këtë kontekst të lehtë. Ekziston dialog mes dy palëve dhe ajo çka duhet të bëjmë ne është që mos jemi protagonist, të jemi në fotografi, pro të mundësojmë kjo të zhvillohet në mënyrën më të mirë. Jemi në disponim të ndihmojmë. Nuk duhet ndërmjetësim. Palët duhet të dakordohen për dialog. Vendi i ka plotësuar të gjitha kushtet teknike, juridike dhe evropiane. Ajo që do të ndihmonte në përmirësimin e kushteve, është që të përafrohen pozicionet, të arrihet marrëveshje dhe të fillojnë bisedimet mes RMV-së dhe BE-së, sa më herët gjatë presidencës franceze” – tha Ambasadori i Francës në RMV, Siril Bomgartner.

Exit mobile version