Ballina Lajme Maqedoni Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Vendimet e mençura ç’bllokojnë proceset

Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Vendimet e mençura ç’bllokojnë proceset

Kreu i ekzekutivit Zoran Zaev konsideron se në rast të mos zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë vendi mund të vazhdoje të jetojë edhe 27 vite të tjera e bllokuar, ashtu siç ndodhi me kontesitn me Greqinë, andaj kërkon vendime të mençura që do të sillnin çbllokim të procesit.

Marketing

Sipas tij me heqjen e termit bullgare nga okupatori fashist Bullgarë, në permendoret e vendit hapet rruga për tejkalimin e kontestit, por kjo nuk nënkupton që fshihet historija. Zaev përkujtoi se për momentin nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të dialogut me Bullgarinë, dhe se qeveria e vendit pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari të parapra për në muajin nëntor, dhe më pas pret intensifikim të bisedimeve dhe dritë jeshile nga pala bullgare për fillimin e konferencës së parë interqeveritare në muajin dhejtor.

“Ajo që do të merremi vesh me Bullgarinë, do të fillojë të implementohet pasi kjo e fundit do të jep mbështetje RMV-së për fillimin e bisedimeve me BE-në.”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Marketing
Exit mobile version