Ballina Lajme Maqedoni Kontrollet në trafik, ja sa vozitës sanksionohen në Shkup

Kontrollet në trafik, ja sa vozitës sanksionohen në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur 141 vozitës dhe atë: 47 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina teknikisht të parregullta ose të paregjistruara.

Marketing

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 9 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 6 për motoçiklistët, 4 për kalim në të kuqe në semaforë.

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj edhe apelojnë për respektim të rregullave të komunikacionit.

Marketing
Exit mobile version