Konventa II e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët zgjodhi Yllka Nuredinin për kryetare të FRASH-it

Nga 608 delegatë të pranishëm nga gjithsej 650, në Konventën e dytë të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), me votë unanime, Yllka Nuredini u zgjodh Kryetare e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.
Paraprakisht, delegatët miratuan rregulloren e punës së Konventës si dhe miratuan rregulloren e FRASH-it me mbështetje të gjithë delegatëve të pranishëm.

Marketing

Rinistëve në Konventën e sotshme, iu drejtua me fjalë përshëndetëse kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Taravari theksoi se nuk ka kaluar shumë kohë që kemi fituar zgjedhjet dhe e dini se ju Rinista keni qenë benzina e makinës së Ndryshimit.

“Ndryshimi është një aksion, vepër, mision që na takon të gjithëve. Secili duhet të angazhohet maksimalisht që të sjellim shtetin që e duam dhe duhet. Shteti është një përgjegjësi, detyrim dhe mision i të gjithëve!
Ju nuk jeni e ardhmja e këtij e vendi, ju jeni e tashmja, dhe meqë kënga që hyra është një nga këngët e mia të preferuara, ashtu si thotë Tina Turner: You’re simply the Best! Ndryshimi bëhet vetëm TASH Me FRASH!”, përfundoi Taravari.

Fjalë rasti pas marrjes së besimit të delegatëve, pati edhe kryetarja e sapozgjedhur e FRASH-it, Yllka Nuredini.

Kryetarja Nuredini u zotua se do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm në mbrojtjen dhe forcimin e Aleancës për Shqiptarët, duke ndjekur parimet e FRASH-it si organ autonom i ASH-së, si dhe planprogramit:

-Barazia dhe mundësitë e barabarta,
parandalimi i diskriminimit,
pavarësia dhe demokracia,
transparenca dhe llogaridhënia,
profesionalizmi dhe meritokracia,
nxitja e ndërgjegjesimit për rëndësinë e të rinjve dhe rolin e tyre social,
ndërkulturalizmi dhe gjithëpërfshirja,
bashkëpunimi ndërinstitucional në krijimin dhe zbatimin e politikave në dobi të rinisë.

Planprogrami përbëhet prej 4 pikash:

1. FRASH – gjithëpërfshirës ku përshkruhet mënyra e organizimit, strukturimit dhe funksionimit të Forumit Rinor dhe aktiviteteve të saj.

2. FRASH – Në gjithëpërfshirje –
FRASH-i do të ketë pozita në subjektin politik Aleanca për Shqiptarët dhe jashta subjektit të saj.

3. FRASH – AKTIV – Do të angazhohet për Krijimin e grupeve të ndryshme të FRASH-it, që ne si të rinj të kemi organe në perfaqësim si të problemeve ashtu edhe të aktiviteteve por edhe perfaqësimin e të rinjve në daljet e debateve politike televizive!

4. FRASH – Shkollë politike
FRASH do të angazhohet të përgatisë dhe shpresoj në prodhimin e liderëve të së ardhmes.

Ne si FRASH nuk do t’ia mbyllim derën askujt, do t’i pranojmë e respektojmë të gjithë ata të cilët kërkojnë me bindje dhe vullnet të pastër, të bashkohen në Forumin Rinor të Aleancë te vertet te Shqiptareve, theksoi më tej Nuredini.

Marketing