Kopaç: Maqedonia e Veriut më së shumti është avancuar nga të gjithë vendet e KE-së

Jam shumë i kënaqur nga të gjitha proceset dhe i gjithë progresi që është bërë në Komisionin Rregullator për Energjetikë (KRRE) që kanë lidhje me Ligjin për Energjetikë. Maqedonia e Veriut më së shumti ka përparuar nga të gjitha vendet në Komunitetin Energjetik (KE) në vitin e fundit dhe pikërisht për këtë KRRE vendosi që të dërgojë aplikacion për marrjen e statusit të vëzhguesit në ACER- Agjencia Evropiane për Koordinim të Rregullatorëve Energjetikë dhe e hapi derën e saj për anëtarësim në KE, porositi Janez Kopaç, drejtor i Sekretariatit të KE-së pas takimit në Shkup me kryetarin dhe anëtarët e KRRE-së.

Marketing

Ai theksoi se status të vëzhguesit në KE për momentin ka vetëm Rregullatori malazez, ai serb ka kërkuar por nuk ka marrë, ndërsa për atë të RMV-së, potencon, mendimi ynë, i cili është vendimtar, është shumë pozitiv.

“Ende deri te ne nuk ka arritur aplikim, për momentin po bisedojmë dhe shpresoj se do të përfundojë pozitivisht. Në vitin e fundit pas miratimit të Ligjit të ri për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut ka shumë ndryshime, rregullatori funksionon shkëlqyeshëm dhe solli përmes 30 akte nënligjore për këtë ligj dhe me këtë praktikisht e përfundoi gjithë punën tonë, por mbetet që të zbatohen. Disa akte tashmë janë zbatuar, ndërsa disa do të hynë në fuqi më së voni deri në fund të vitit,”, deklaroi Kopaç pas takimit në temën Detyrimet e realizuara të KRRE-së të cilat dalin nga Ligji i ri për Energjetikë.

Theksoi se KRRE është në proces të certifikimit të MEPSO-s si operator i sistemit elektroshpërndarës.

Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski theksoi se kanë marrë mbështetje të madhe nga Sekretariati i KE-së gjatë sjelljes së rregullativës nënligjore.

“Secili akt nënligjor të cilin e miratojmë ne e dorëzojmë dhe deri te Sekretariati i KE-së dhe shpesh ka ndodhë që ekspertë nga KE-ja të vijnë në Shkup që të flasim për aktet nënligjore të cilat i kemi sjellë. Në fund i gjithë procesi do të rezultojë me ngritjen e aplikimit tonë deri te ACER që të marrim statusin e vëzhguesit që do të na japë të drejtë që të marrim pjesë në punën e grupeve të punës të cilat ekzistojnë në ACER.

Në përgjigjen e pyetjes drejtori i Sekretariatit të KE-së theksoi se Maqedonia e Veriut ka treg më të liberalizuar të energjisë elektrike nga të gjithë vendet anëtare të KE-së. Përqindja e liberalizimit, potencon, është rreth 65 për qind, që është shumë më shumë nga Mali i Zi i cili ka rreth 50 për qind dhe Serbia larg nën 50 për qind, përderisa vendet e tjera kanë përqindje shumë të vogël.

“Liberalizimi i tregut në fund gjithmonë është në favor të konsumatorëve. Vlerësoj se është bërë mirë në vendin tuaj dhe pa kurrfarë lëkundjesh për qytetarët që nuk është e thjeshtë”, tha Kopaç.

Për ndërrimin e drejtorëve të ESM-së dhe MEPSO-s tha se nuk mund të analizohet dhe komentohet se pse është bërë, sepse nuk është njoftuar me hollësitë e punës së kompanive, por shtoi se e ka të njohur se ESM filloi që tërësisht ta ndryshojë mënyrën e punës dhe u bë kompani fitimprurëse, ndërsa MEPSO u përfshi në zbatimin e pakos së tretë energjetike që, sipas tij, është pozitive.

Kryetari i KRRE-së informon se deri në maj të këtij viti ka rreth 4.000 kompani të dala në tregun e lirë të energjisë elektrike që është rritje prej 400 deri 500 për qind.

Marketing